Vranësira e diell, parashikimi i motit për sot

0

Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i rrymave të ngrohta jugore të cilat do të sjellin vranësira e diell, ndërsa në veri vranësirat deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të përkohshme në veriperëndim dhe në formën e shtrëngatave. Era do të mbetet e vrullshme me drejtim jugor deri 10m/sek. Në pjesën bregdetare erë e fortë 15-20m/sek e cila do të sjellë dallgëzim në dete të forcës 5 deri 6 ballë.

Masat ajrore më të ngrohta me origjinë jugore do të rrisin temperaturat kryesisht në vlerat e mesditës:

në zona malore 9 deri 22 °C, në zona e ulëta 13 deri 27 °C, në zona bregdetare 15 deri 27 °C


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu