Vrasësi apelon vendimin e Gjykatës, nëna vesh bluzën me trupin e copëtuar të së bijës

0

ITALI- Nëna italiane e një 18-vjeçare të vrarë ka shkuar në gjykatë e veshur me një bluzë të printuar të trupit të copëtuar të vajzës së saj, pasi vrasësi i saj apeloi një pjesë të dënimit të tij. Pamela Mastropietro u vra dhe u copëtua në janar 2018 nga tregtari nigerian i drogës Innocent Oseghale. Ai ka apeluar një pjesë të dënimit ku fillimisht u zbulua se kishte sulmuar seksualisht adoleshenten përpara se ta vriste.

Nëna e Mastropietro-s, Alessandra Verni, mori pjesë dje në gjykatën e apelit në Perugia e veshur me një bluzë që tregonte pamjet e tmerrshme të trupit të vajzës së saj. Në një moment shpërtheu një përplasje në sallën e gjyqit ku Verni dhe Oseghale u tërhoqën zvarrë nga njëri-tjetri nga policia. Seanca gjyqësore do të rifillojë muajin e ardhshëm.

“A e ke parë çfarë i kanë bërë?. Ai njeri që e përdhunoi dhe e torturoi, duhet të kalbet në burg”, tha Verni për vajzën e saj të vrarë.

Bluza e saj tregonte kokën e copëtuar të së bijës. Seria e fotografive tronditëse u krijuan gjithashtu në mënyrë që pjesët e shkëputura të trupit të përbënin strukturën e një trupi. Oseghale, 32 vjeç, u shpall fajtor dhe u dënua me burg në vitin 2019 për vrasjen e 18-vjeçares Mastropietro dhe po apelon kundër një pjese të dënimit të tij për përdhunim.

Oseghale mbërriti në Itali në vitin 2014 si azilkërkues, por kishte hequr dorë nga programi i tij i refugjatëve në vitin 2017, një vit para se të vriste Mastropietro. Gjykatësi e pyeti Oseghale nëse kishte ndërmend të merrte pjesë në seancën e ardhshme në shkurt. Pasi diskutoi me avokatin e tij, ai i tha gjykatës se nuk do ta bënte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu