“Vrasja brenda komisariatit ishte e paramenduar, polici ishte njeri me probleme”/ Banushi: Testi i drogës u la në mes

0

Gazetarja Keti Banushi tha sot në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News se nuk ekziston një institucion me psikologë të posaçëm për efektivët e policisë.

Më ngjarjet e rënda të ndodhura së fundmi, ku kryefjalë kanë qenë vetë policët, Banushi u shpreh se mund të ishin marrë masa parandaluese.

Lidhur me krimin brenda komisariatit nr.3 në Tiranë ku një efektiv u qëllua për vdekje nga kolegu i tij, ajo tha se ishte vrasje me paramendim dhe nuk mundet që një njeri problematik si agresori të mos i ketë rënë në sy shefit të komisariatit.

“Nuk ka një strukturë që të bëjë vlerësimin psikologjik. Vrasja e fundit ishte me paramendim, ai njeri kishte marrë masa dhe të largohej, fakti që bullizohej ai ka qenë një njeri me probleme dhe nuk mundet të mos ti ketë rënë në sy shefit të komisariatit. Testi i drogës u la në mes, ky test do ti filtronte sepse nga njerëzit e droguar apo të alkoolizuar mund të presësh çdo gjë”-u shpreh Banushi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu