Vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollësh ka vënë në pikëpyetje sigurinë në institucionet shkollore. Një përfaqësi prindërish, mësuesish dhe nxënësish protestuan në mënyrë simbolike mbrëmjen e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Elbasanit. Në mesazhet e e tyre ata ngritën zërin dhe kërkuan një sistem arsimor që kujdeset dhe reflekton.
Sipas mësuesve , sistemi ynë arsimor ka nevojë për një ndryshim të thellë për të ndërtuar një të ardhme të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Ndërkohë prindërit dhe vetë nxënësit theksuan se tashmë nuk ndjejnë siguri në mjediset shkollore.
Ndërsa konfliktet mes adoleshentëve kanë njohur rritje është fakt se shkollat 9 vjeçare nuk janë të pajisur me oficerë sigurie. Në shumicën e rasteve roli i tyre mbulohet nga rojet, të cilëve u besohen njëherësh disa detyra nga drejtoritë e shkollave.