Vrasja e 17-vjeçarit/ Franca në kaos, humb jetën zjarrfikësi, qindra të arrestuar në orët e fundit

0

Në Francë, një zjarrfikës 24-vjeçar vdiq në përpjekje për të shuar zjarrin në Saint-Denis në përleshjet pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në Nanterre .

Dhuna urbane që tronditi vendin që prej të martës nuk ka të ndalur, edhe pse duket se tensioni është në rënie, me 157 arrestime gjatë natës, një numër më i ulët se ditët e fundit.

Ministria flet edhe për tre të plagosur nga forcat e rendit. Për të përballuar dhunën në Francë, janë vendosur 45,000 policë dhe xhandarë.

Lajmin për vdekjen e zjarrfikësit të ri e dha në Tëitter ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili shkroi: “Ndërsa po luftonte zjarrin e disa automjeteve në një parking nëntokësor në Saint-Denis, zjarrfikësi 24-vjeçar vdiq pavarësisht nga trajtimi i shpejtë i shokëve të skuadrës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu