Vrasja e Alkit/ Urdhër arrest ndërkombëtar për shqiptarin, grekët: Ndodhet në Tiranë

0

Për Rogers Demirazin, personin e dyshuar si pjesmarrës në vrasjen e Alkis Kampanos pritet të lëshohet brenda ditës një urdhër arresti ndërkombëtar nga prokurori kompetent. Ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij për ta hetuar për rastin e vrasjes së 19- vjeçarit, mediat greke shkruajnë se shqiptari mund të jetë fshehur në Tiranë. Në prononcimet për SKAI-n dhe i pyetur për arrestimet në pritje, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, tha se këto duhet të plotësohen dhe theksoi se “njëri është në Greqi dhe tjetri ka të bëjë me një shtetas shqiptar, i cili ndodhet në Shqipëri.

“Presim që brenda ditës nga Prokurori kompetent të procedojë me aktin përkatës për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar dhe t’i kërkojë shtetit shqiptar arrestimin e tij për të ardhur dhe gjykuar në vendin tonë”.

Theodorikakos e cilësoi si “çështje nderi” për policinë, drejtësinë dhe shtetin grek gjetjen e fajtorëve dhe vënien e drejtësisë dhe vlerësoi se “e vërteta do të shkëlqejë së shpejti”.

Ministrja e Mbrojtjes së Qytetarit u shpreh: “Besoj se ka të gjitha provat për këtë rast dhe Policia Helenike do të kërkojë deri në fund. “Nuk ka mbulim dhe do shkojmë deri në fund dhe atëherë drejtësia do të bëjë punën e saj”.

Sipas informacioneve, 20-vjeçari shqiptar u largua nga Greqia, pak orë pas vrasjes së Alkis Kampanos. 20-vjeçari ishte shok i ngushtë i personit të parë të arrestuar për vrasjen, ata i përkisnin të njëjtës shoqatë tifozësh, ndërsa informacionet thonë se në mars të 2019 kanë sulmuar bashkërisht edhe dy tifozë të Marsit, në të njëjtin vend ku 18-vjeçari.