Vrasja e biznesmenit, policia blindon Shëngjinin, kontrolle në hyrje-dalje

0

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhu në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, e cila është në pronësi të viktimës.

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të çojnë në kapjen e autorëve. Disa postblloqe janë ngritur në gjithë zonën në hyrje dhe dalje të Shëngjinit në përpjekje për të rënë në gjurmët e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu