Vrasja e Bledar Muçës, gjendet makina e djegur në fshatin Thanasaj

0

Gjendet makina e djegur në fshatin Thanasaj të Lushnjes. Mjeti duket se ka lidhje me vrasjen e bujshme të Bledar Muçës

Sipas informacioneve më të fundit nga uniformat blu, 5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Policia njoftoi se bashkë me Judin Velon, Ervis Tafan dhe Sara Liçin, në spital janë dërguar edhe E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Ndërkohë, në fshatin Thanasaj është gjetur një automjet i djegur që dyshohet se i përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu