Gazetari investigativ Artan Hoxha është nisur drejt Anverse, Belgjikë. Vetëm pak ditë pasi një atentat i realizuar në këtë zonë i mori jetën krahut të djathtë të fisit Çapja, Bledar Muça, Hoxha ka mbërritur në vendin e krimit.
Ai ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale për ta dokumentuar këtë udhëtim.
A do të zbardhen detaje nga vrasja e Muçës pas këtij udhëtimi?
Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisit Çapja në Elbasan u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë, Anverse. Ai ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.