Vrasja e Çalit, merren në pyetje 10 persona (Mes tyre edhe borxhliu)

0

Vrasja e Çalit, merren në pyetje 10 persona.

Mësohet se mes të pyeturve është dhe 50 vjeçari i cili u kishte borxh 1 milionë vëllezërve Çali.

Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë në pyetje 50-vjeçarin RR.D.

50-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka mohuar borxhin. Ai ka deklaruar se viktimës i kishte 350 mijë euro borxh pasi i kishte marrë minierën e kromit në Bulqizë për të punuar.

Sipas 50-vjeçarit RR.D., kromi vijon të jetë ende në galeri dhe nuk ështe hequr që andej.

Mohon të ketë lidhje me vrasjen dhe pretendonte se mbrëmjen e së dielës ishte në banesë.

vijon…