Vrasja e dy punonjësve në ambasadën izraelite në Uashington/ Drejtori i FBI-së: Akt terrorizmi!

0

SHBA- Drejtori i FBI-së, Cass Patel, e përshkroi vrasjen e dy punonjësve në ambasadën izraelite në Uashington si një “akt terrorizmi”.

“Akti terrorist i natës së kaluar ka vëmendjen e plotë të FBI-së. Dhuna e synuar antisemite përbën një sulm ndaj vlerave tona themelore dhe do të përballet me forcën e plotë të zbatimit të ligjit federal. Fajtori do të mbahet përgjegjës”, shkroi Patel në një postim në platformën X.

Një çift që ishte gati të fejohej u vra në një të shtënë me armë jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Autori i dyshuar i krimit u arrestua. Sipas policisë, ai është një 30-vjeçar nga Çikago, i cili bërtiti “Liri në Palestinë” pas arrestimit.