Vrasja e dy vëllezëve, gjendet makina e braktisur, policia e kërkon me dron nate, ja dinamika e ngjarjes

0

Viktima janë Gramoz dhe Xhentil Bardhi. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital.

Profil i autorit të vrasjeve, u dënua 2 vite për 3 akuza.

Dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri kallashnikov mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës. Viktima janë Gramoz dhe Xhentil Bardhi 34 dhe 24 vjeç. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25 e ndërsa policia ka identifikuar autorin, bashkëfshatar i viktimave Roland Pula 32 vjeç, për kapjen e të cilit u angazhuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe 2 dronë nate.

Policia gjeti të braktisur pranë pompave të ujit në fshat makinën e autorit ku shumë afër ka edhe banesên, ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur arrestimin e 32-vjecarit.

Vëllezërit ishin të skeduar nga policia për vjedhje, autorë të dyshuar të disa vjedhjeve, po ashtu edhe autori, thanë burime nga policia.
Shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë sherret e vazhdueshme qe vëllezërit dhe autori kanë patur me njeri-tjetrin prej kohësh tashmë.

Edhe autori, Roland Pula, sic thanë burime nga policia, njihet në zonë si person mjaft problematik, i dyshuar per vjedhje e grabitje.

Vrasjet në Krujë, pas sherrit në lokal, autori u bëri pritë pranë shtëpisë, zbulohet konflikti një dekadë më parë

Roland Pula pas sherrit në lokal ka shkuar ka marrë armën kallashnikov dhe u ka zënë pritë dy vëllezërve pranë banesës duke i qëlluar me breshëri më pas u largua me shpejtësi në errësirë. Sipas burimeve nga Kruja, mësohet se një dekadë më parë vëllai i dytë i viktimave plagosi me thikë xhaxhanë e autorit. Për krimin, ai kreu dënimin dhe doli nga burgu. Dy familjet kanë pasur përplasje për këtë ngjarje, por mësohet se më pas janë sheshuar. Pavarësisht këtij fakti, konfliktet mes dy vëllezërve dhe autorit kanë qenë të vazhdueshme, teksa të dy ishin të skeduar për vjedhje dhe grabitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu