Vrasja e Egli Progës, qytetarët marshojnë nga Sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë (FOTO)

0

Ka nisur në Sheshin Skënderbej protestë-marshimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e të riut.

Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.

Në protestë është kryetari i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, përfaqësues nga Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje.

Qytetarët po bëhen gati që të nisim marshimin nga Sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë.

Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën. Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.

Pas grumbullimit në sheshin Skëndërbej për vrasjen e Egli Progës, qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh ndërsa mbajnë në duar pankarta. Gjithashtu e pranishme në këtë tubim është edhe motra e 42-vjeçarit.

Slogani kryesor që ata kanë zgjedhur është “Kundër gangove në pushtet”. Protestuesit mbajnë në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi” etj. Ky tubim do të mbahet nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria. Qytetarët kanë nisur nga sheshi drejt kryeministrise ndërsa mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Kundër gangove me pushtet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu