Vrasja e Ergys Dashit/ Dalin detaje të reja: 34-vjeçari shqiptar përfitonte 90 mijë dollarë në muaj nga…

0

Ergys Dashi është 34-vjeçari, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pjesë e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Teksa mendohet se fitimet që Dashi nxirrte nga trafiku i kokainës shkonin nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj, mediat e Ekuadorit kanë nxjerr detaje të reja. Bëhet me dije se Dashi ishte përfshirë edhe në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Nërkohë kujtojmë se Dashi u vra mbrëmjen e së shtunës së 22 janarit, teksa ishte duke darkuar në një nga restorantet e Guayquailit në Ekuador.

Organizata kriminale ku ai bënte pjesë trafikonte drogë në Bolivi, Spanjë dhe Shqipëri. “Vlerësohet se për këtë trafik droge ai përfitonte nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj”, shkruajnë mediat ekuadoriane.

Nga ana tjetër në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria.

Dënimet në Itali
Shtatë nga të arrestuarit u akuzuan gjithashtu për krimin të organizuar ndërkombëtar. Hetimet e vitit 2014 të cilat u koordinuan me Drejtorinë e Anti-Mafia së L’Aquilas bënë që ndaj 32 të arrestuarve 12 prej tyre të dënoheshin me burg, 17 me arrest shtëpie, 3 të tjerë me detyrim paraqitje. Në atë kohë Ergys Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Ndërkohë shqiptarë të tjerë të kapur po nga policia italiane ishin Agron Mata (44), Geraldin Abdihoxha (24), Majlinda Dashi (49) dhe Rigels Yzeiraj (26), Igli Kamberi (29) dhe Amarildo Terziu (24), të dy banues në Barletta. Ndërsa u lanë në arrest shtëpie Arlind Janka, 26 vjeç; Ferdinand Grembi (36), Kreshnik Kura (31), Elis Halilaga (34), Jahja Kazazi (34), raportonte Agjencia e Lajmeve Ansa në atë vit.

Vrasja në Ekuador
Mbrëmjen e së shtunës më 22 janar, Ergys Dashi do të mbetej i vrarë në një restorant në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Sipas burimeve policore, Dashi kishte lidhje me trafikun e drogës. Ngjarja ndodhi natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit, shkruajnë mediat ekuadoriane. Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria. Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu