Vrasja e Gentjan Bejtjas, shefi i komisariatit zbulon detaje: Po kryen hetime intensive

0

Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka treguar detaje nga atentati ku u ekzekutua ish-polici i Burgjeve, Gentjan Bejtja.

Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve.

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve.

Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”, tha shefi i komisariatit.

Bejtja u qëllua tesa po hynte në banesën e tij në Larushk të Kurjës. Autorët u larguan me makinën që u gjet e djegur pak çaste më pas në fshatin Hasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu