Vrasja e Klodian Rashës/ Shtyhet seanca ndaj efektivit Nevaldo Hajdaraj (ARSYEJA)

0

 

Gjykata e Tiranës shtyu për më 20 maj seancën gjyqësore për Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivin e Policisë, të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Seanca e parë e procesit dështoi për shkak të mungesës së prokurorit Ardian Braho, ndërkohë që arsyet e tij nuk dihen ende.

Ish-efektivi i forcave “Shqiponja” gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje” të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në kryeqytet.

Në seancën e 26 marsit, ku ishte i pranishëm edhe babai i 25-vjeçarit të vrarë, ai i kërkoi ndjesë babait të Rashës, duke i thënë se nuk e kishte dëshiruar ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu