Vrasja e Lolës në Francë, detajet: Emigrantja algjeriane e torturoi për vdekje të miturën, ja motivi

0

Autoritetet franceze po hetojnë një teori se 24-vjeçarja Dabia B., emigranti algjerian në Francë, i cili është arrestuar dhe akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e 12- vjeçares Lola Davier në Paris, ka qenë i motivuar nga hakmarrja.

Sipas Daily Mail, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për motivin e krimit të tmerrshëm, i cili ka tronditur shoqërinë franceze në 24 orët e fundit. Megjithatë, hetuesit që punojnë në këtë çështje besojnë se pas veprimeve të vrasësit të dyshuar, i cili ishte i pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t’u hakmarrë ndaj nënës së vajzës.

Në fakt, autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që 24-vjeçarja, e cila përballet me “probleme ekstreme psikologjike”, të ketë ngatërruar 12-vjeçaren Lola Davie me nënën e saj, Delphine.

Siç sqarohet në raportin e gazetës britanike, Dambia B. dyshohet se ishte grindur në të kaluarën me prindërit e Lolës së vogël , kur ajo kishte tentuar të hynte në banesën e motrës së saj, e cila ndodhet në të njëjtin pallat me shtëpinë e tyre. Delphine Davier – e cila me bashkëshortin e saj menaxhon ndërtesa të ndryshme në vend – kishte refuzuar t’i jepte 24-vjeçares kartën që do t’i garantonte aksesin në ambientet e përbashkëta. Sipas France Bleu, një provë që “lidh” me teorinë e motivit të hakmarrjes janë numrat 1 dhe 0 të gjetur të shkruar në trupin e vajzës.

Dabia B. , një 24-vjeçare nga Algjeria i cili jeton në Francë që nga viti 2016 është akuzuar për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Davier të premten e kaluar, sipas Agence France-Presse. Në konferencën e djeshme për media, Prokuroria tha se, gjatë marrjes në pyetje, e arrestuara ka bërë pretendime të ndryshme, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit. Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj – e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas e sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan në vdekjen e saj.

Një detaj rrëqethës nga hetimi, i publikuar nga Daily Mail, është përgjigja e ftohtë që mësohet se ka dhënë 24-vjeçarja kur iu shfaqën fotot e trupit të Lolës: “Nuk ka kuptim për mua, unë kam parë dhe prindërit e mi të më vdesin para syve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu