Vrasja e Pashko Ujkës/ Si e ndryshoi dëshminë gruaja, herën e dytë ‘njohu’ autorin

0

Dëshmia e bashkëshortes të së ndjerit Pashko Ujka është ndërruar disa herë kur ende nuk është mbushur java nga vrasja e ish-kryekomunarit të Velipojës. Ditën e vrasjes së Ujkës, më 29 nëntor, ajo u shpreh se kishte qenë me të shoqin në momentin kur qëlluan mbi të.

Fillimisht ajo pretendoi se i shoqi ishte shkëputur për të blerë një paketë, duke shtuar se vetë nuk kishte dëgjuar asgjë, vetëm kishte parë bashkëshortin e shtrirë në tokë. Po ashtu, vetë ajo ka pranuar se ka menduar se ka të bëjë me sëmundjen që kishte ish-deputeti, pasi prej kohësh vuante nga Parkinsoni.

Sipas gazetarit Senad Nikshiqi, bashkëshortja e viktimës, edhe pse herën e parë ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asgjë dhe nuk e ka parë autorin, në dëshminë e dytë të saj ajo ka ndryshuar qëndrim, duke u shprehur se duke thënë se autori i vrasjes, sipas saj, është 20-vjeçari Kristjan Kelmendi.

Po ashtu edhe djali i viktimës, Emanuel Ujka, ka treguar se babai i tij kishte konflikt me të riun për shkak të një borxhi të pashlyer prej 20-30 mijë eurosh, shumë e cila nuk është verifikuar ende. Megjithatë Kelmendi, i prangosur nga Policia ka mohuar gjithçka, edhe pse në duar i janë gjendur shenja baruti prej të shtënave. Ndërsa në pranga ka përfunduar edhe Marjan Kola, 53- vjeçari i arrestuar me dyshimin si bashkëpunëtor në këtë vrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu