Vrasja e Pëllumb Metës, premtimi që Hyseni i kishte bërë Hygertës: Do të të nxjerr nga burgu!

0

Vrasja makabre e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij në Durrës është ende e rrethuar nga misteri, pasi nuk dihet shkaku që qëndron pas këtij krimi.

Teksa fillimisht u raportua se vrasësja ishte Hygerta, vajza e vetme e viktimës, për shkak se ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj, kjo pistë u hodh poshtë nga familjarët e djalit që pretendohej se do bëhej dhëndër i Metës. Megjthatë, tashëm hetuesit kanë ngritur një tjetër pistë, ku autori kryesor i krimit dyshohet se ëhstë djali i madh, Hyseni.

Dyshohet se mes babait dhe djalit kishte një konflikt pasurie për tokat që Pëllumb Meta zotëronte. I ndjeri kishte rreth 12 dynym tokë, e cila po të shitej me çmimin e tregut kapte vlerën e 500 mijë eurove.

Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh. Sipas policisë, Hyseni i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu.

Një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu