Vrasja e policit në komisariat, PD: Policia e shtetit e degraduar, krimi është fuqizuar

0

Deputeti demokrat Flamur Noka në një deklaratë për mediet u ndal te dy ngjarjet e rënda që tronditën opinionin publik mbrëmejn e djeshme.

Noka: Policia e shtetit e cila duhet të garantojë me ligj sigurinë e qytetarëve shqiptarë sot është një nga organizatat më të degraduara të shtetit shqiptar. Vrasja e policit mbrëmë në mes të Tiranës, brenda komisariatit si dhe plagosja me armë e një qytetari nga një polic tjetër janë tregues të degradimit që qeveria e Edi Ramës i ka shkaktuar organizatës së policisë së shtetit. Gjatë 9 viteve të Ramës në pushtet policia e shteti është dobësuar, krimi është fuqizuar. Policia e shteti është vendosur në shërbim të trafikut të drogës, në shërbim të mbjelljes së kanabist dhe në shërbim të çdo grupi të strukturuar kriminal që ndihmonte pushtetin për të vjedhur vota. Vrasja brenda komisariatit është e padëgjuar më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu