KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar raportin e mediave serbe se një shqiptar ka vrarë një efektiv serb. Kurti në një konference për media ka deklaruar se nuk ka informacion shtesë për këtë rast. Kurti po ashtu ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke i grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast.
“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe MPJD-së. Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, tha Kurti.