Vrasja e Prek Tonajt, gjykata cakton 35 ditë burg për Eduart Ksollën

0

Arrest me burg me afat 35 ditë ka dhënë Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ndaj Eduard Kësollës, i akuzuar për vrasjen e Prek Tonajt. Në seancën gjyqësore i pandehuri Kësolla, nuk ka folur në seancë, por ka folur vetëm avokati i tij.

Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar që të sillen prova që implikojnë 30-vjeçarin.

Ndërsa ka kërkuar një masë më të lehtë, pasi sipas mbrojtjes deri tani nuk ka asnjë provë që implikon 30-vjeçarin në ngjarje. Gjykatësja e çeshtjes ka caktuar masën e sigurisë, për arrest me burg me afat 35 ditë për të pandehurin, Eduard Kesolla.

Për InfowebTv, nga gazetarja Emi Kalaja, Shkodër