Ish-Senatori haitian John Joel Joseph është vënë në prangat e policisë vendase, pasi akuzohet si i dyshuari kryesor për vrasjen e Presidentit të Haitit, Jovenel Moise.
Mësohet, se ish-senatori u arrestua dy ditë më parë, ndërsa sipas zëdhënësit të policisë vendase, Joseph ka siguruar armët dhe ka organizuar atentatin ndaj Presidentit.
Në një raport të policisë haitiane shkruhej se: “Joseph ishte instrumental në vullnetin e tij të ashpër për të vrarë Presidentin”.
Hetimi për vrasjen e Presidentit ka qënë i ngadaltë dhe është penguar nga dorëheqjet e zyrtarëve kryesorë. Hetuesit kanë marrë kërcënime me vdekje dhe janë intimiduar. Presidenti Moise u vra në 7 qershor në rezidencën e tij nga persona të armatosur.
Marrë nga bbc.com