Vrasja e prokurorit paraguajan, në mesin e të dyshuarve dhe një shqiptar

0

Hetimi për atentatin ndaj prokurorit paraguaian, Marcelo Pecci, më 10 maj në Kolumbi (Kartagjenë) vazhdon dhe tanimë dihen edhe detaje të personave të tjerë të përfshirë.

Zëvendëspresidentja kolumbiane, Marta Lucía Ramírez, paraqiti një dokument me 19 emrat e të kapurve të identifikuar si të ekstradueshëm.

Ata janë dy italianë, një domenikane, një holandez, një shqiptar dhe 14 kolumbianë.

Konkretisht sipas zv.presidentes kolumbiane, shqiptari quhet Klinton Dega.

Ndërkohë janë bërë publiek edhe 12 emra të tjerë nga 19 të kapurit. Ata janë: Diego Mauricio Blanco Blanco (Piloti), Luis Carlos Macías, Alberto Rodríguez Usa, Alejandro Puig, Babel Serge, Claudia Yaned Zapata, Diego Vélez, Edison José Ruiz Martínez, Joham Patiño, Juan Bernardo Agudelo, Naira Mejía, Roberto Amoruso.

Diego Mauricio Blanco Blanco është një pilot, i cili është pjesë e një prej organizatave më të mëdha të trafikut të drogës në Brazil të quajtur ‘Clan Rocha’, drejtuesi i së cilës është Joao Suarez Rocha, i cili zëvendësoi shefin e mëparshëm, Luis Carlos Rocha, të kapur në 2017.

Kjo organizatë kriminale ishte një nga ato që po hetohej nga prokurori paraguaian Marcelo Pecci, i vrarë në Kartagjenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu