VLORË- Një person është shoqëruar në komisariatin e Vlorës lidhur me vrasjen e Renato Hoxhajt në lagjen Hajro Çakërri. Dyshohet se shtetasi me inicialet E.M është autori i ekzekutimit të 58-vjeçarit. Ndërkohë hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Renato Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe një në trup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, kur Hoxhaj po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim.
Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.