Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO nis gjykimin për ‘Klanin Duka’

0

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të nisë gjyqi ndaj 6 të akuzuarve për vrasjen e Santiago Malkos. SPAK kishte mbyllur hetimet për grupin e konsideruar si ‘Klani Duka’ që në korrik të vitit 2021 por gjykimi ndaj tyre ishte pezulluar sepse janë të gjithë në arrati dhe askush i arrestuar.

Në vendimin e Gjykatës që thotë se Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj (të gjithë në mungesë dhe të pakapur nga policia) akuzohen të gjithë për vepra të tilla si “Grup i Strukturuar Kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal” “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të gjitha në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2019 kur në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, mbeti i vrarë me armë zjarri polici Santiago Malko.

SI NDODHI VRASJA E SANTIAGO MALKOS?

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Burime bëjnë me dije se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu