Jepet dënimi për autorin e vrasjes së Taulant Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur më 3 mars të vitit 2021.
Mësohet se Gjykata ka dënuar me 21 vite burg Elton Hajnajn, 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
Ndërkohë për dy bashkëpunëtorët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani, është dhënë dënimi me 6 vite burg.
Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën Transballkanike, ngjarje e ndodhur në mes të ditës.
Atentati ku mbeti i vrarë Taulant Beqiraj në Vlorë një vit më parë dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për rreth 35 mijë euro.
Viktima që njihej edhe me mbiemrin Manaj dyshohet se kishte detyrim ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip Benz-Mercedez, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën.
Rikujtojmë se gjarja e rëndë ndodhi ne mars te vitit te kaluar në rrugën Transbalkanike, përballë Gjykatës së Apelit Vlorë. Viktima po ecte në rrugë, ndërsa autori zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe e qëlloi për vdekje.
Të pranishëm në ekzekutim ishin tre persona, njëri që qëndroi në makinë dhe dy të tjerët që dolën jashtë.