Vrasja e tifozit 29-vjeçar në Athinë, policia: Autori mund të jetë grek, jo kroat

0

Policia greke po vijon hetimet për ngjarjen e përgjakshme që ndodhi dje në mbrëmje jashtë stadiumit të AEK-ut të Athinës, në lagjen Nea Filadhelfia të kryeqytetit, mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Michalis Katsouri.

Burime policore thanë për protothema.gr se hetimet janë shtrirë në disa pista dhe nuk është përjashtuar mundësia që autori i vrasjes të mos jetë kroat, por grek.

“Hetimi është në vijim e sipër dhe madje po shqyrtohet mundësia që autori të jetë grek. Në disa nga videot e realizuara në momentin e ngjarjeve, disa dëgjohen duke folur greqisht dhe duke thënë fraza si “le ta mbarojmë”. Pra është duke u shqyrtuar kjo mundësi, por pa qenë asgjë e sigurt deri më tani”, thanë të njëjtat burime për median greke.

“Me shumë gjasa mes të arrestuarve është edhe autori, megjithatë ka edhe persona që arratisen dhe mund të jenë të përfshirë në vrasje. Kryesorja është gjetja e armës së krimit ose provat e ADN-së pranë plagës dhe në kombinim me dëshmitë të zbulohet identiteti i personit që ka kryer krimin”, theksuan zyrtarët e policisë.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet dhe arrestimet e plota të kroatëve në Athinë, si dhe atyre që tentojnë të largohen nga vendi , nga pikat kufitare, ku janë dhënë urdhra të rrepta që të kontrollohen me shumë kujdes.

Policia greke ka ndaluar në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, një shtetas kroat i dyshuar si pjesë e grupit që ekzekutuan një tifoz grek 29 vjeç një ditë më parë në Athinë. Huligani kroat Domagoj Pezer 19 vjeç tentoi të largohet nga Greqia, por u ndalua në pikën e kufirit grek të Kakavijës. Ai u prangos dhe u dërgua në drejtorinë e Policisë Janinë ku do të merret në pyetje.

Pas ngjarjes, ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Ioanis Oikonomou ka urdhëruar largimin e menjëhershëm nga detyrat 7 oficerëve të policisë greke EL.AS dhe ka dhënë porosi për hapjen e një hetimi të brendshëm pas vrasjes së një 29 vjeçarit grek në incidentet e dhunshme mes huliganëve kroatë e grekë në Athinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu