Pas vrasjes së 31-vjeçarit Visart Cengu nga Kukësi pranë lokalit ‘Kobra’ në Prizren, autoritetet kanë vendosur që të mbyllin përkohësisht aktivitetin.
Mësohet se shkak për mbylljen e lokalit ‘Kobra City’ është bërë mungesa e dokumentacionit.
Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri në një deklaratë për mediat ka pohuar se lokali do të qëndrojë i mbyllur deri në një vendim të gjykatës.
“Ata nuk kanë pasur mundësi që të na paraqesin dokumentacionin pasi disa persona kanë qenë me duar të lidhura nga policia dhe duke ia marr shënimet për rastin në fjalë. Dhe me mos prezantimin e dokumentacionit, ne si inspektorat obligohemi ta mbyllim lokalin përkohësisht. Inspektorat e tregut komunal obligohen ta mbajnë lokalin mbyllur përkohësisht deri në një vendim të gjykatës”, ka thënë Ukimeraj”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër mësohet se policia e Prizrenit ka kryer bastisje të lokalit ku ka nisur përleshja dhe në shtëpinë e pronarit Dibran Hoxhaj. Sakaq në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar, raporton Telegrafi.