Vrasja e Xhuliano Prela, i ati me lot në sy flet për momentet e fundit me të birin: Hëngrëm darkë dhe shkoi…

0

Babai i efektivit të vrarë të FSHN-së Xhuliano Prela, Martin Prela ka treguar momentin e fundit me të birin e tij.

Me lot në sy, Prela u shpreh se i biri paradite kishte mësim online, ndërkohë që në darkë rreth orës 23:30-24:00 ka qenë momenti i fundit që ai ka parë të birin.

“Gjithë paraditen mori mësim online, ishte në vitin e tretë të shkollës së Policisë. Më pas më tha se do iki të marr një mik në Rinas. Hëngrëm darkë dhe shkoi të flinte. U ngrit dikur rreth orës 11:30-12:00, ai ka qenë momenti i fundit. Nuk e kam parë më”, tha martin Prela, babai i Xhulianos në emisionin “Shënjestër”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu