Vrasja makabër në Fier! Para nisjes për Itali, Rama del në konferencë për media

0

Kryeministri Edi Rama do të dalë ditën e sotme në orën 08:30 të mëngjesit në një konferencë për shtyp, nga aeroporti i Rinasit, ku pritet të flasë në lidhje me ngjarjen horror që u regjistrua dje në Fier, ku u vra në mënyrë monstruoze 8-vjeçari Mateo Vllasiu.

Rama do të flasë nga aeroporti i Rinasit, pasi më pas do të niset për një vizitë zyrtare në Itali.

Për ngjarjen e cila tronditi opinionin publik, Rama ende nuk ka ndarë asnjë koment, ndaj ky i sotmi do të jetë i pari nga ana e tij.

Krimi horror që tronditi Fierin dhe të gjithë Shqipërinë, ndodhi ditën e djeshme në fshatin Greçalli të Fierit. Klodian Çalamani, 38 vjeçari tashmë i arrestuar, kishte rrëmbyer e më pas vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vllasiu. Arsyeja dyshohet se kishte ndodhur për shkak se i mituri kishte marrë biçikletën e autorit e pastaj e ofendoi. Kjo ishte dëshmia e thënë nga monstra i cili kreu krimin e tmerrshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu