DUKAGJIN- Policia po hetin disa pista për atentatin e dyfishtë në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur Gjin Guri. Dyshohet se shënjestra e vrasjes së sotme ishte Gjin Guri, i cili kishte probleme dhe konflikte të mëparshme.
Pistat që po heton policia janë disa, por kryesoret janë pista e konflikteve të mëparshme. Kjo pasi në vitin 2021, atij i vendosën tritol në lokalin që kishte në pronësi.
Një pistë tjetër që po hetohet është edhe ajo e konflikteve për kultivim kanabisi. Kjo pasi, Guri ka një histori me kultivim kanabisi dhe ka pasur disa konflikte të mëparshme.