Vrasja në Ferizaj/ Prokuroria jep detaje: U vu në rrezik edhe jeta e personave të tjerë

0

FERIZAJ- Prokuroria e Ferizajt njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për rastin e vrasjës së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt. Prokuroria e Ferizajt dha detaje se si ndodhi vrasja në parkingun e një salle dasme në Bibaj, ku u përfshi zyrtari policor, F.R., i cili dyshohet se e kreu vrasjen me armë zyrtare. Vrasja, sipas autoriteteve, ka ndodhur në orën 19:26 të së premtes.

“Në hyrje të parkingut të sallës së dasmave në fshatin Bibaj, i pandehuri F.R., I pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hyn në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalen në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë [teshlicë] dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit. Kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, u tha në njoftim.

Autoritetet njoftuan një ditë më parë se F.R, ishte dorëzuar vet tek autoritetet. Ndërkaq, më pas Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ishte arrestuar edhe J.M, i dyshuar për bashkëkryerje të veprës vrasje e rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu