Vrasja në Gllogjan, Gjykata lë në paraburgim tre të dyshuarit

0

Gjykata Themelore për krimet e rënda në Pejë ka lënë në paraburgim tre të dyshuarit për sulmin e autobusit në Gllogjan, Kosovë ku humbën jetën shoferi dhe dy nxënësit.

Gjykata aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Halil Mehmetaj dhe dy djemve e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj si të dyshuar për ngjarjen e rëndë me një kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.

Duke pasur frikë se të dushuarit mund të arratisen ose të dëmtojnë apo fshehin prova që i lidhin me ngjarjen është marrë ky vendim.  Në fund të njoftimit Gjykata u njeh atyre të drejtën ta apelojnë vendimin nëse kanë ankesa.

Ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit mendohet ka nisur për shkak të një vajze të re nga Gllogjani e cila është vetë flijuar. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj. Për pasojë, autorët e maskuar synonin të vrisnin Gjokajn, por plumban u morën jetën edhe dy nxënësve që ndodheshin në autbus, Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj 17 vjeçe. Arsyet se për se e fajësonin të ndjerin Gjoka, mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktim të paraburgimit duke pas parasysh dënueshmërinë e lartë të vepres penale nga neni 173 i KPRK-se, faktit se ende nuk janë dëgjuar dëshmitarët dhe të dëmtuarit, fakti se bëhet fjalë për të pandehur që kanë lidhje familjare si dhe duke pas parasysh peshën e veprës dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe pasojat e mëdha të shkaktuar me këtë rast, rrethana këto që tregojnë rrezikun real se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri apo nën një masë tjetër të sigurisë, të njejtit do të arratisen, do të ndikojnë në dëshmitar osë të dëmtuar, të fshehin prova si dhe të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre e me kete te pamundesojne zbardhjen e plote te rastit. Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu