Vrasja në Kamëz/ Detaje tronditëse: Can Karriçi nuk kishte dalë kurrë nga Shqipëria

0

Kontrolli i lëvizjeve të Can Kariqit, hetuesit kanë mbetur të habitur me një fakt që kanë konstatuar.

Duke qenë se shumica e anëtarëve të bandës me të cilën ai kishte kontakte dhe njohje, mes tyre edhe persona që kanë mbetur viktimave të atentateve, një pjesë të mirë të veprimtarisë së tyre e kanë ushtruar jashtë territorit shqiptar, Can Kariqi nuk rezulton në skedarin e kufinjve për asnjë hyrje apo dalje të tij nga territori shqiptar. Në sistemin tims Karriqi me të dhënate deklaruara ligjërisht të identitetit të tij, nuk rezulton të ketë dalë kurrë nga Shqipëria.

Por kjo nuk është fakt i kryer për hetuesit, pasi ekziston mundësia të ketë përdorur identitet tjetër, gjë e cila të paktën deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë.

I riu që ndodhej në masën e “Arrestit të shtëpisë” pas kapjes në shkurt të këtij viti nga policia për armëmbajtje pa leje, me sa duket ruhej nga armiqtë e tij. Për këtë thonë burime, bënte dalje të mirëmenduara dhe pa rënë në sy, fakt që provohet edhe nga zonat që frekuentonte që janë të pajisura me kamera sigurie.

E tillë ishte edhe rruga “Nikoll Vatnikaj” në Kodër-Kamëz e “blinduar” me kamera nëpër objekte dhe biznese, tek të cilat viktima gjente ‘besë’.

Të paktën dy kamera sigurie njëra në një market dhe tjetra në një bar-kafe, kanë fiksuar lëvizjet e autorëve dhe viktimës, pamje të cilat janë në duart e grupit të hetimit. Can Ramazan Kariqi me origjinë nga Dibra banues në lagjen nr 1 në Bathore, përcillet për në banesën e fundit të shtunën e 25 dhjetorit në orën 11:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu