Vrasja që tronditi SHBA-të, gjendet i pajetë edhe partneri i blogeres Gabby Petito

0
This combo of photos provided by FBI Denver via @FBIDenver shows missing person Gabrielle "Gabby" Petito. Petito, 22, vanished while on a cross-country trip in a converted camper van with her boyfriend. Authorities say a body discovered Sunday, Sept. 19, 2021, in Wyoming, is believed to be Petito. (Courtesy of FBI Denver via AP)

FBI konfirmoi mbrëmjen e së enjtes se i dashuri i 22-vjeçares Gabby Petito ka ndërruar jetë. Policia gjeti atë që kishte mbetur nga trupi i 23-vjeçarit Brian Londry ndërsa ai kërkohej si i dyshuari kryesor për vrasjes e partneres së tij.

Mbetjet njerëzore u gjetën në një park në Florida ndërsa i riu u zhduk pas një udhëtimi që kishte nisur bashkë me të dashurën e tij nëpër SHBA.

Lexo edhe: Vrasja që tronditi SHBA-në, Gabby Petito u vra 4 javë para gjetjes së trupit

“Nga krahasimi i të dhënave të marra në dhëmbët u konfirmua se bëhej fjalë për Londry-n,” njoftoi FBI-ja.

Zhdukja e blogurës Petito gjatë udhëtimit me një furgon me partnerin e saj tronditi Shtetet e Bashkuara. 22-vjeçarja u pa për herë të fundit e gjallë më 26 gusht kurse trupi i saj u gjet më 19 shtator në një zonë të pyllëzuar.

Nga kryerja e autopsisë rezultoi se atë e kishin mbytur. Pas zhdukjes së vajzës Brian Londry refuzoi që t’u përgjigjej pyetjeve të policisë dhe më pas u zhduk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu