Vrasja tragjike e Liridona Ademajt/ Gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët

0

PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar edhe dy muaj të tjerë paraburgim për Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Bëhet me dije se tre të dyshuarve iu vazhdua masa e paraburgimit deri më 24 dhjetor 2024.

“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, deklaroi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh tre të dyshuarve. Ndërsa të dyshuarit të katërt, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën autorit. Ndryshe, për të dyshuarin e katërt, T.D, Gjykata kishte marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy gjykatave më të ulëta të cilat e linin në paraburgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu