Vrasje e dyfishtë në Itali, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

0

ITALI- Një vrasje e dyfishtë është zbuluar pasditen e sotme në Verona në via Aquileia në lagjen Borgo Roma. Sipas mediave të huaja, viktima janë një burrë e grua, një çift të moshuarish që u gjetën të vdekur brenda banesës së një godine në zonë.

Nga zbulimet e para bëhet me dije se krimi daton në mbrëmjen e djeshme, por u zbulua vetëm sot nga djali 55-vjeçar i çiftit.

Nga gjetjet nuk del asnjë element për të hipotezuar se njëri prej dy bashkëshortëve ka kryer krimin dhe më pas ka kryer një gjest ekstrem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu