Një vrasje, e cila do të kryehej me mina me telekomandë, është parandaluar nga Policia e Shtetit. Operacioni i koduar “Mataro” ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë.
Sipas Policisë, vrasja ishte përgatitur për të marrë hak ndaj një pazari droge të prishur jashtë Shqipërisë. “Mataro”, është një qytet në Katalonjë, në veri të Spanjës, e në Verilindje të provincës së Barcelonës. Mesa duket sherri paska nisur për drogën në Spanjë, por ende nuk dihet kush është shënjestra.