Vrau 4 policë, Apeli lë në fuqi dënimin me 25 vjet burg për Dritan Dajtin

0

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila bashkoi dy dënimet ndaj Dritan Dajtit, me 25 dhe 23 vite në një të vetëm, 25 vite heqje lirie.

Dajti u dënua për vrasjen e 4 efektivëve në 2009, për kapjen e tij në Durrës. Po kështu rezulton se Dajti është dënuar edhe për dy ngjarje, e para ka ndodhur në vitin 2004, me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja.Një vit më vonë gjatë procesit ndaj tij, ai u arratia nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, për këtë u dënua me 9 vite burg. 1 vit më vonë Gjykata e Tiranës pranoi bashkimin e dënimeve dhe vendosi për Dajtin 23 vite heqje lirie.

Ai ka mohuar akuzat dhe pasi u dënua me burgim të përjetshëm një trup gjykuese e përbërë nga gjyqtarë apelesh në rrethe, ulën dënimin e tij në 25 vite burg. Në atë kohë nisi një hetim për 3 nga 5 gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit, por me ngritjen e SPAK, ishte ky instsitucion që vendosi pushim të hetimeve.

Gjithashtu, Apeli i përgjithshëm ka rrezuar një kërkesë të Dajtit që kërkonte ulje dënimi me 45 ditë për periudhën kohore 2019-2020.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu