Vrau 60-vjeçarin për kullotat, arrestohet bashkëshorti i kryeplakës së fshatit

0

Është vënë në prángat e pòlicisë autori i vrásjes së 60-vjeçarit, Andrea Xhavarra në fshatin Labovë në Zhubë të Gjirokastrës dhe sipas burimeve të Faxweb.al bëhet fjalë për Jano Koletan, bashkëshorti i kryeplakës së fshatit.

Mësohet se Xhavarra është gòditur me sende të fòrta nga Koleta dhe ka ndërruar jetë në ambulancë gjatë rrugës për në spital. Burime bëjnë me dije ngjarja ka ndodhur pas një konflíkti për kullotat në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

Dyshohet të jenë përdorur nga autori mjete të fòrta ndërsa shkak është bërë një çështje pronësie.

Pas ngjarjes është njoftuar ambulanca e cila ka marrë Xhavarrën për ta dërguar në spital por që ka ndërruar jetë gjatë rrugës ende pa arritur. Pòlicia ishte vënë në ndjèkje të autorit ndërsa mësohet se sapo është bërë ndalimi i tij në banesën ku jetonte

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu