U njohën në universitet, çifti habitet kur mëson të kaluarën e shumë viteve më parë

0

Një çift që u njohën në universitet, mbetën të habitur kur zbuluan se ata ishin takuar shumë vite më parë gjatë pushimeve verore.

Heidi Parker dhe Ed Savitt, u rritën shumë milje larg nga njëri -tjetri, Heidi në Sheffield dhe Ed në Putney, në jug-perëndim të Londrës.

Për një kohë të gjatë çifti besoi se ata së pari u takuan si studentë në Universitetin e Newcastle, ku jetuan në të njëjtën shtëpi studentore.

Ed, i cili u transferua pasi Heidi ishte larguar, e gjurmoi atë në Facebook në 2011, me shpresën se ajo do t’i tregonte sesi funksiononte makina larëse, dhe Heidi vendosi ta ndihmonte.


Historia tashmë dukej si e përsosur, por gjërat u bënë më të mahnitshme kur Ed dhe Heidi zbuluan një darkë bashkë me nënat e tyre, para shumë vitesh.

Nëna e Heidi, Kay, kujtoi një festë familjare në 1997 kur vizituan një vendpushim në Bodrum, Turqi dhe Heidi u njoh me Ed.

Disa javë pas darkës, Kay dërgoi një fotografi të Heidi në pushime me shokun e saj, dhe nuk ishte askush tjetër veçse i njëjti person që ajo planifikoi të martohej.

Çifti kanë rikrijuar foton që Kay ua dërgoi për të ruajtur momentin e rëndësishëm, megjithëse Heidi ka pranuar se nuk e kujton herën e parë kur takoi Ed.

Burimi:UNILAD|JOQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu