Prokuroria e Fierit kërkon masën e sigurisë arrest me burg për autorin e vrasjes së Mateo Vasiut. Klodian Çalamani akuzohet se ka vrarë e më pas groposur 8-vjeçarin, fqinjin e tij në fshatin Grecalli të Fierit.
Dyshohet se autori e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij. Policia gjeti në banesën e autorit: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.
Ai ka dëshmuar para hetuesve se e vrau pasi i mituri e kishte ofenduar me fjalë banale. Çalamani akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje e kryer ndaj një të mituri”.