Vrau bashkëjetuesen me thikë, Apeli lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Ramiz Micin

0

ELBASAN- Gjykata e Apelit ka marrë vendimin sot për të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëme të Gjykatës të Shkallës së Parë Elbasan për Ramiz Micin. Mici është autorin e vrasjes së bashkëjetueses së tij në vitin 2022.

Vuajtja e dënimit për Micin fillon nga dita e arrestimit në flagrancë datë 31.07.2022 dhe dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Njoftimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale R. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’’, të parashikuara nga neni 79/c i Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 30.07.2022, rreth orës 00:53, ku në lagjen Skëndërbej, Elbasan, i pandehuri me iniciale R. M ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij, shtetasen me iniciale J. E, nënë e dy fëmijëve.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 13-2023-2613 (364), datë 26.07.2023 ka vendosur: -Deklarimin fajtor të të pandehurit R. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’’, të parashikuara nga neni 79/c i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni me burgim të përjetshëm.
-Vuajtja e dënimit për të pandehurin R. M fillon nga dita e arrestimit në flagrancë datë 31.07.2022 dhe dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale R. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhënien e një mase dënimi më të butë në minimumin e parashikuar nga K.Penal..

Në përfundim të gjykimit, më datë 28.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fuat Vjerdha dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Genti Dokollari, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, sipas njoftimit.

Ngjarja për të cilën është dënuar Mici u regjistrua mëngjesin e 31 korrikut në një banesë të marrë me qira në lagjen “Skënderbej” në Elbasan ku 37-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. Pas ngjarjes së rëndë Mici u largua nga vendngjarja dhe u gjet 24 orë më pas nga policia i fshehur poshtë një ure në përroin e Zaranikës. Jetlira Elezi dhe Ramiz Mici bashkëjetonin së bashku pasi ishin divorcuar nga martesat e mëparshme, prej të cilave kishin edhe fëmijë. Edhe më herët ata kishin pasur konflikte dhe dhunë mes tyre, kryesisht për shkaqe xhelozie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu