Vrau bashkëshorten me armën e shërbimit nga xhelozia, Gjykata jep vendimin për Alket Arapajn

0

 

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje. Rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkshorten Evelina Seferaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren. Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend, ndërsa shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia.

Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftt duke qarë. Policia shkoi menjëherë në vend ngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish gardistit, i cili nuk bëri reistencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu