Vrau dje bashkëshorten me thikë, arrestohet në spital 51-vjeçari

0

Policia ka arrestuar  51-vjeçarin Artan Ismalaja, pasi ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës vrau gruan me thikë. Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 51-vjeçarit është bërë në ambientet e spitalit.

Ismalaja u dërgua dje në spotal sepse tentoi të vrasë veten menjëherë pasi masakroi gruan me thikë, duke i shkaktuar vdekje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja  e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, pranë një magazine të Bubqit. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë, ndërsa Artani zotëron një servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

51-vjeçari ka goditur me thikë gruan brenda automjetit të tyre dhe më pas tentoi vetëvrasjen, duke goditur veten. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak.  Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Ndërkohë, fqinjët e prindërve të Klarita Ismalaja jashtë kamerave kanë thënë se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti për xhelozi. Kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babain e 45-vjecares.

Ajo i kishte kërkuar Artanit, bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq rreth orës 10.45.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu