Donald Trump ka zbuluar se është takuar në rezidencën e tij në Florida, me Kyle Rittenhouse, pas kërkesës së vetë 18-vjeçarit, të shndërruar në adoleshentin më të përfolur në SHBA në javët e fundit.
“Më telefonoi dhe donte të dinte nëse mund të vinte. Ishte një djalë vërtet i këndshëm. Erdhi bashkë me të ëmën”.- tha Trump.
Trump tha se Rittenhouse nuk duhet të ishte gjykuar kurrë për ngjarjen, pasi ishte e qartë që kishte vepruar për vetëmbrojtje. “Dërgimi i çështjes në gjyq ishte shkelje nga ana e prokurorit. Do të kishte vdekur po të mos vepronte”.
Rittenhouse u shpall i pafajshëm për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti, gjatë trazirave në Kenosha, Usikonsin, vitin e kaluar, pasi juria vendosi se si kishte vepruar për vetëmbrojtje. Gjyqi shkaktoi reagime të shumta, pasi incidenti tragjik ndodhi gjatë një proteste të organizuar nga mbështetës të lëvizjes Black Lives Matter.