Shqiptari i cili ka vrarë me duart e tij bashkëshorten e tij në Greqi, ka dëshmuar se krimin e ka kryer pas një debati që ndodhi mes tyre. 40-vjeçari ka treguar se u inatos kur bashkëshortja e tij e ofendoi duke përmendur nënë e tij. Ai tha se në ato momente u turbullua dhe e mbyti.
“Isha i inatosur kur më ofendoi, e kapa nga fyti dhe e mbyta. A do të më tregojë për nënën time dhe do të më gjejë? Aty e turbullova dhe e mbyta”, mësohet të ketë thënë ai.
Vrasja brutale ndodhi mëngjesin e sotëm në shtratin e çiftit, teksa dy fëmijët e tyre të mitur po flinin në një dhomë ngjitur të shtëpisë. 40-vjeçari ka tentuar të largohet pas vrasjes mizore, por duket se është penduar dhe ka lajmëruar komisariatin duke rrëfyer krimin mizor.