Vrau gruan me thikë, dënohet me burg përjetë shqiptari në Greqi

0

GREQI-Shqiptari 52 vjeçar i njohur për vrasjen e gruas së tij Eleonorës në Zakynthos në Greqi është dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja e ndodhur në korrik të vitit 2022 është përfunduar së gjykuari dhe vendimi ndaj shqiptarit nuk përmban asnjë rrethanë lehtësuese. Akuzat që rënduan mbi shqiptarin ishin vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Eleonora ishte nëna e tre fëmijëve dhe njihej si një grua punëtore e cila bënte dy punë për të rritur fëmijët e saj. Në dosjen hetimore raportohet dhe dëshmia rrënqethëse e një prej fëmijëve, ku thuhet se “Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej.”

Shqiptari e goditi disa herë gruan e tij me thikë dhe u mundua të fshinte krimin, duke ikur nga vendngjarja. Të nesërmen pas krimit ai ka ikur normalisht në punë. Pasi është ndaluar nga policia ai ka thënë se e kishte vrarë gruan e tij se ajo e mashtronte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu