Vrau ish-gruan dhe bashkëshortin e saj, ky është shqiptari i shumëkërkuar në Greqi

0

 

Ai është rreth 45-50 vjeç. Sipas policisë është i dyshuari kryesor në vrasjen e ish-partneres së tij ukrainase, Fotini Svetlana.

Gjithashtu dyshohet se ka vrarë dhe bashkëshortin e saj farmacist grek në Loutraki.

Mediat greke kanë publikuar foton e tij, ndërsa bëhet me dije se ai ka qënë i dënuar më parë me burg për vjedhje dhe drogë.

Për shkak se hetimi i autoriteteve është duke vazhduar dhe asgjë nuk është provuar ende, duke respektuar personin që ata kërkojnë sot, fotoja është redaktuar.